Nëna çon të vdekur foshnjën 3 muajshe në Spitalin e Mitrovicës, Policia nis hetimet

Publikuar më:

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Mitrovicës, ku një foshnje tremuajshe është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës.


Foshnja e cila mësohet se është e gjinisë femërore, në spital është dërguar nga nëna e saj.

Jepi zë merr vesh nga Policia se rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:00 dhe se rasti është duke u hetuar si “vdekje e dyshimtë”.

Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

JU REKOMANDOJMË