Ndryshohet ligji, shteti ua ndal Devollëve monopolin në homologim

Publikuar më:

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.


Pro këtij plotësim-ndryshimi kanë votuar 70 deputetë.

Me këtë votim i është hapur rruga largimit të homologimit si detyrim për veturat që importohen nga vendet e Bashkimi Evropian.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte reaguar pasi komisioni e kishte votuar në parim këtë projekltigj, duke thënë se ka filluar “fundi i zhvatjes përmes homologimit”.

“12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare. Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta. Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L – 132 për Automjete”, kishte thënë Kurti.

JU REKOMANDOJMË