Ndodh edhe kjo: Nxënësit e mjekësisë ndezin zjarr mbi bankë për tu ngrohur, pastaj ikin nga ora për shkak të ftohtit

Publikuar më:

Nxënësit e disa klasëve në shkollën e mesme të mjekësisë në Mitrovicë po ankohen se kanë të ftohët.

Një nxënës i ka thënë “Jepi zë” se janë ankuar tek drejtori i shkollës, por ai nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre.

Ai thotë se shkolla ka ngrohje pak, dhe nuk po arrin të ngrohen disa klasë mirë, ndërsa ata në shenjë revolte kanë ndezur një zjarr të vogël mbi bankë.

IMG_6771
Sipas tyre, sot ata kanë mbajtur vetëm një orë jashtë, kanë vazhduar edhe një brenda, pastaj kanë ikur nga orët tjera, sepse në klasë ishte ftohët.

“Jam nxanese e shkolles e mjeksis po ankojm per nxemje klasat shum te ftofta, jo te gjitha klasat po vetem disa klasa, drejtorit i shkolles nuk po na bon zgjidhje”, ka shkruar për Jepi zë një nxënës.

Ky nxënës thotë se më herët e kanë pasur klasën pranë zyres së drejtorit, por ai i kishte larguar.

Ndërsa klasa që janë tani përveç që është e ftohët, nuk i ka mirë të izoluara dritaret poashtu edhe nuk mbyllen mirë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.