Ndalohet një person derisa hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Publikuar më:

Njësitet policore gjatë patrullimit afër vijës kufitare në Postenje të Leposaviqit, kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari kosovar, në të cilën kishte pajisje bujqësore-2 freza.
I dyshuari ka hyrë nga territori i Serbisë në mënyrë ilegale dje në mesditë. Sipas Policisë, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Postenje, Leposaviq / 02.11.2024-03:30.  Njësitet policore gjatë patrullimit, afër vijës kufitare kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari kosovar, në të cilën kishte pajisje bujqësore-2 freza. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

JU REKOMANDOJMË