Nga mesnata e kaluar, banorët e lagjeve Rekë dhe Tunel i Parë në Mitrovicë po përballen me mungesë të ujit të pijshëm.
Sipas njoftimit nga zyrtarët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, problemi ka ardhur si pasojë e ndërprerjeve të energjisë elektrike në sistemin e pompave në Rekë.
Autoritetet po punojnë për të zgjidhur këtë situatë dhe për të rikthyer furnizimin normal të ujit sa më shpejt të jetë e mundur.
Banorët janë të lutur të kenë durim deri në zgjidhjen e problemit.