Minatorët e Trepçës e sulmojnë kryeshefin e ri, Enis Abdurrahmani, janë të pakënaqur me emërimin e tij

Publikuar më:

Minatorët e Trepçës sot kanë protestuar para zyreve të menaxhmentit të ndërmarrjes së tyre në Mitrovicë.

Nga ky protestim, Jepi Zë mëson se ka pësuar edhe kryeshefi i ri Enis Abdurrahmani, i cili është sulmuar nga protestuesit.

Përveç tij, edhe drejtori i adminstratës ka pësuar nga minatorët.

Ndryshe zgjedhja e Abdurrahmanit në pozitën e kryeshefit ka ngjallur shumë pakënaqësi tek stafi dhe minatorët e ndërmarrjes Trepça.

Shkarkimi i Rafet Ibisht është bërë pasi kinse ai ka refuzuar ta nënshkruajë transferimin e terminalit doganor në hapësirën e Trepçës.

JU REKOMANDOJMË