Ndahen 3 milionë euro ndihmë financiare për Trepçën, ndërpritet greva

Publikuar më:

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, ka nënshkruar me Trepçën Marrëveshjen për ndihmë financiare, për subvencione dhe për investime kapitale, në shumë prej 3 milionë eurosh.


“Procedurat e pagesës së mjeteve marrin pak kohë dhe sapo jemi njoftuar se tashmë janë kryer pagesat dhe punëtorët e Trepçës sot gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre”, ka thënë ai.

Sipas ministrit, Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka ndihmuar Trepçën, meqë kjo e fundit po ka probleme të theksuara me financat. Në nëntor të vitit të shkuar, Qeveria kishte ndarë 1.1 milion për këtë ndërmarrje.

Ndryshe, siç ka raportuar “Jepi zë”, minatorët janë në grevë që nga dje për shkak se nuk u dolën pagat e plota të janarit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.