NATO gati t’i përgjigjet Rusisë, vendosen në gjendje gatishmërie qindra avionë luftarakë

Publikuar më:

NATO ka urdhëruar komandantët e saj ushtarakë të intensifikojnë përgatitjet për të mbrojtur territorin aleat pasi Rusia pushtoi Ukrainën, duke vënë në gatishmëri qindra avionë luftarakë dhe anije dhe duke rënë dakord për të rritur numrin e trupave në krahun e saj lindor.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai kishte thirrur një samit virtual urgjent të 30 vendeve të aleancës për të premten, ku do të përfshihet edhe presidenti i SHBA-së Joe Biden, dhe atyre do t’u bashkohen udhëheqësit e Suedisë, Finlandës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, shkruan Reuters.

NATO ka dënuar fuqishëm sulmin e Rusisë mbi Ukrainën duke deklaruar se Moska do ta paguajë çmimin e lartë ekonomik e politik.

Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë sulmi i nisur sot me urdhër të Vladimir Putinit. Bota do të kërkojë llogari nga Rusia, theksoi presidenti i SHBA-së.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.