Mungon avokati i palës së dëmtuar, shtyhet gjykimi për vrasjen e 2021-ës në Mitrovicë

Publikuar më:

Prizren – Në mungesë të avokatit të palës së dëmtuar, Valon Mehmeti, është shtyrë seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prizren ndaj të akuzuarit Lundrim Beqiri, i cili po ngarkohet për vrasjen e të riut A.B., në Mitrovicë më 2021.

Kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, ka deklaruar se avokati Mehmeti nuk e kishte datën për gjykimin e ditës së hënë, ndërsa e njëjta ka konstatuar se data dhe ora e gjykimit ishin konfirmuar në seancën e kaluar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këto rrethana, seanca u shty për një ditë tjetër.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Lundrim Beqiri më 30 tetor 2021, rreth orës 00:15 në Mitrovicë në rrugën “Artim Jashari” së bashku me të pandehurin Ardit Zymeri, ndaj të cilit ishte zhvilluar procedurë e veçantë, me dashje kanë privuar nga jeta A.M deri më tani për motive të panjohura.

Në a ktakuzë thuhet se ngjarja kishte ndodhur në atë mënyrë që përderisa tani i ndjeri A.M., së bashku me dëshmitarin F.K., ishin duke qëndruar në udhëkryqin e rrugës “Artim Jashari” dhe “Aziz Zhilivoda”, aty me veturë afrohen dy të pandehurit, dhe i pandehuri Lundrim i drejtohet atyre me fjalët “pse po na këqyrni”, ku pastaj F.K i përgjigjet “kërkush nuk po të këqyr po vazhdo rrugën”.

Gjithmonë sipas aktit akuzues, i pandehuri Lundrim prapë u drejtohet me fjalët “ju nuk guxoni me më këqyr se unë jam Lundrim Beqiri dhe ja u q* robt” atëherë të pandehurit Lundrim Beqiri dhe Ardit Zymeri dalin nga vetura dhe i pandehuri Lundrim me thikë e godet të ndjerin A.M., në gjoks dhe atë në zonën e zemrës me depërtim në mushkërinë e majtë si dhe në parabarkushën e majtë të zemrës me thellësi të plagës afër 6-7 cm, po ashtu viktimës i shkakton plagë prerëse shpuese në shpatullën e majtë me thellësi afër 4-5 cm.

JU REKOMANDOJMË