Punime në rrjet, KEDS-i tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se të hënën, më 07.10.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Ky është orari sipas rajoneve:
Mitrovicë.
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 10 kV Shupkovci do të ndërprehet:
Dalja 10kV Shala (kodi: 70000101) nga ora 10:30 deri 15:00
Vendet: Reka, Tunelli i Parë, Kutllofc, Mazhiqi, Rashani, Terstena, Bare, Bajgora, Vidishiqi, Kovaqica, Kaqanolli, Rahova, Boletini, Zhazha, Vllahia, Zijaqa, Maxhera, Melenica, Dedia, Zabërgja, Selaci .si dhe BRRE-SOWI KOSOVO L.L.C. Central me Erë
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave, pastrimi i trasesë.