Mot pranveror me intervale kohore ne diell

Publikuar më:

Sot pritet të kemi mot të këndshëm pranveror.

Priten intervale të gjata kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave ditore, por pa reshje atmosferike. Temperaturat shënojnë rritje dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 23 gradë Celsius

Të dielën edhe më ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat në Kosovë deri në 25 ose 26 gradë Celsius. Pasdite vonë përreth disa viseve malore mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me bubullimë.

Nga e hëna pasdite destabilizim i fuqishëm i motit me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë

Nga e marta në tërë rajonin priten vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë ulje.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.