Sot parashihet të kemi destabilizim të fuqishëm të atmosferës.
Paradite parashihet të jetë ngrohtë dhe me zagushi ku priten intervale kohore me diell dhe vranësira lokale me ndonjë rrebesh lokal shiu.
Pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Vende-vende mund të ketë rrebeshe mjaft intensive me vetëtima dhe bubullima masive që mund të shkaktojnë vërshime të shpejta.
Temperaturat maksimale deri në 24 gradë Celsius, ndërsa me ardhjen e reshjeve pësojnë ulje.
Mot i ndryshueshëm do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, me vranësira të shpeshta e shpeshherë edhe me reshje shiu