Pritën për rreth tre muaj që pagat t’u dalin me shtesat e rrezikshmërisë.
Por, përkundër kësaj periudhe kohore, Qeveria me Ligjin e ri të Pagave, nuk u pagoi zyrtarëve policorë këto shtesa.
E nga Sindikata e Policisë së Kosovës thonë se tashmë kësaj pritje i ka ardhur fundi, duke paralajmëruar kështu protestë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Madje konsiderohet se kjo ka ngjallur një demotivim te zyrtarët policorë, të cilët po japin vazhdimisht dorëheqje nga ky institucion.
Sipas Ligjit për Policinë, zyrtarët në mënyrë të ligjshme marrin lloje të shtesave, kompensime dhe benificione duke u bazuar në disa faktorë.
Hartuesi i këtij Ligji, Nuredin Ibishi vlerëson se Qeveria duhet të reflektojë dhe se pjesëtarët e Policisë duhet të rimbursohen me këto lloj shtesa.