Momenti kur policët detyrohen të hyjnë në një barnatore pas sulmit nga protestuesit serbë

Publikuar më:

 

Policia e Kosovës ka kryer sot aksion kundër kontrabandës në katër komuna të Kosovës, përfshirë edhe Mitrovicën Veriore.

Atje policia ka hasur në rezistencë të banorëve serbë të cilët kanë protestuar kundër aksionit të policisë.

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, shihet edhe momenti kur protestuesit serbë gjuajnë me gjësende ndaj pjesëtarëve të policisë, teksa këta të fundit ishin duke kryer aksion në një barnatore lokale.

Pas sulmit, pjesëtarët policorë janë detyruar të hyjnë sërish brenda në barnatore.

Credits: Kontakt Plus

JU REKOMANDOJMË