Momenti kur personi i maskuar lë 4000 dosje të Speciales në zyrat e OVL – UÇK-së

Publikuar më:

Gjatë ditës së djeshme, një pako me rreth 4 mijë dosje është lënë në zyrat e OVL-UÇK-së nga një person i panjohur.


Aty u tha se gjenden emra të dëshmitarëve të Gjykatës Speciale, gjë që e konfirmoi edhe Hysni Gucati, shkruan Reporteri.net.

E momentin e sjelljes së kësaj video e ka siguruar Reporteri.net, ku shihet një person i cili ka mbuluar fytyrën me maskë dhe syze lë pako me dokumente në këto zyra.

Ai shihet teksa futet qetë me pako në dorë, të cilat i lë dhe largohet nga erdhi, dukë lënë një paralajmërim. Në atë paralajmërim ishte thënë se ditëve në vijim do të vinë edhe rreth 7 mijë dosje.

Sidoqoftë, menjëherë me t’u raportuar në zyrat e OVL-UÇK-së kanë ardhur zyrtarë të EULEX-it që janë të autorizuar nga Gjykata Speciale, dhe kanë marrë këto dosje.

Deri tash, nuk dihet se kush ishte personi që la dosjet, por kjo ka alarmuar edhe OVL-UÇK por edhe Gjykatën Speciale. I pyetur nëse ka ndonjë dyshim se kush është personi që dje dërgoi dosjet në zyret e OVL të UÇK-së, Gucati tha se nuk ka ndonjë dyshim dhe me këtë duhet të merret organet e hetuesisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.