Momenti kur i ndjeri Ermal Delija e kishte falur familjen e personit që e kishte sulmuar

Publikuar më:

Mbrëmë ka vdekur i riu nga Mitrovica Ermal Delija, i cili ishte sulmuar para disa muajsh nga disa persona në këtë qytet deri në gjendje kome.

Mirëpo, pasi ishte zgjuar nga koma, Ermali ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj i cili i kishte pajtuar familjet në fjalë.

I riu Ermal Delija nga Mitrovica ishte rrahur nga disa të rinj para disa muajsh saqë i ishin shkaktuar lëndime të përmasave ku kishte qëndruar disa javë në gjendje kome.

Pasi ishte zgjuar nga koma, Ermali ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj i cili i kishte pajtuar familjet në fjalë. Pajtimi i tyre kishte ndodhur me 17 dhjetor 2021.

Ndërsa para pak ditësh, të riut nga Mitrovica i kishte humbur sërish vetëdija për çka ishte dërguar me urgjencë në QKUK.

Ermal Delija ishte djali i vetëm i familjes dhe u rrit jetim pasi që babai i kishte vdekur vite më parë. Ai la pas nënën dhe tri motram.

Video e plotë e pajtimit:

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.