Mjekët e shpëtojnë një 56-vjeçar që pësoi vdekje klinike

Publikuar më:

Një burrë në Gjilan sot ka pësuar vdekje klinike por është shpëtuar nga ekipi kujdestari i Emergjencës së Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook Internist-Kardiologu i këtij spitali, Besim Guda.

“Ekipa kujdestare e Emergjencës sot është ballafaquar me një rast mjekësor shumë të rëndë. Një burrë 56 vjeçar pëson një vdekje klinike, por falë profesionalizmit, përkushtimit dhe angazhimit të ekipës kujdestare, pacienti u ringjall dhe në gjendje stabile arrin në sallën për kateterizim” – njoftoi ai.

Guda me këtë rast u shpreh se misioni i tyre sot u përmbush.“Misioni ynë sot e përmbush. Ka shpresa për këtë popull!!!”-shtoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.