Mitrovicasja u zhduk në ditën që kishte për t’u kthyer në Gjermani, familja thotë se ende nuk di gjë për fatin e saj

Publikuar më:

Gjashtë vite pas zhdukjes së Mirjetës, familja e saj ende nuk ka asnjë informacion për fatin e saj, ndërsa dhimbja dhe pasiguria vazhdojnë të rëndojnë mbi ta. Ajo u zhduk në ditën që kishte planifikuar të kthehej në Gjermani, por për fat të keq, rasti mbetet ende i pazbardhur.

Në një reagim, familjarët e saj kanë shprehur zhgënjimin për mungesën e një veprimi efektiv nga organet e drejtësisë. Ata theksojnë se zvarritja e hetimeve dhe mungesa e rezultateve konkrete reflektojnë një neglizhencë të rëndë institucionale, e cila, sipas tyre, ka dëmtuar besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë, shkruan Jepi zë

Rasti i Mirjetës mbetet një prej shumë rasteve të pazgjidhura të zhdukjeve në Kosovë, duke lënë familjet e prekura në ankth dhe pa përgjigje.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.