Tentimi për t’i dhënë fund jetës është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë.
Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike.
Dje ndihmë në spital kërkoi edhe një vajzë e mitur në Mitrovicë.
Sipas burimeve nga Emergjenca, ajo është dërguar atje me plagë në dorë, e cila dyshohet t’i jetë shkaktuar si pasojë e prerjes me mjet të mprehtë.
Pas tretmanit mjekësor, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Bazuar në dëshminë e prindit të saj dhënë organeve të hetuesisë, vajza e tij që një kohë është në gjendje të rënduar psikike. Me urdhër të prokurorit, rasti është dukenu hetuar.