Mitrovicasi mashtroi doganën me dokumente false, arrestohet nga Policia

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka arrestuar dhe ndaluar për 48 orë V.B., përfaqësues i një kompanie shpedicioni në Mitrovicën e Jugut të hënën.

Policia, tha sot përmes një njoftimi për media se V.B. dyshohet për falsifikimin e dy urdhër pagesave me të cilat ka mashtruar Zyrën e Doganës së Shtetit.

“Pas një mori veprimesh intensive hetimore, sot me datën 08.11.2021 hetuesit e krimeve ekonomike kanë vërtetuar se i dyshuari me iniciale (V.B.) përfaqësues i shpedicionit me qellim të përfitimit të parave në mënyrë të kundërligjshme dyshohet se ka falsifikuar dy urdhër pagesa të cilat i ka përdorur për të mashtruar zyrën e Doganës, kinse i ka proceduar pagesat në të vërtetë”, tha policia.

Sipas njoftimit, i arrestuari dyshohet për veprat penale “Falsifikim i Dokumenteve“ dhe “ Mashtrim”.

JU REKOMANDOJMË