Mitrovica qyteti më i varfër në Kosovë, por Bedri Hamza ende nuk e ka emëruar drejtorin e Mirëqenies Sociale

Publikuar më:

Qyteti i Mitrovicës sipas statistikave del të jetë qyteti më i varfër në Kosovë.

Numri i madh i rasteve sociale, të cilat për çdo vit vetëm shkojnë duke u rritur, e ka nxjerr Mitrovicën kampione për nga varfëria, shkruan Jepi zë.

Por e çuditshme mbetet qasja nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili as pas 4 muajsh nuk ka emëruar drejtorin për Mirëqenie Sociale.

Gjatë fushatës zgjedhore, Hamza është dëgjuar shumë shpesh ta përmend këtë problem, por veprimet e tij drejt përmirësimit të kësaj gjendje nuk po shihen.

Deri në emërimin e drejtorit të ri, numri i rasteve të reja sociale do të vazhdojë të rritet, ndërsa problemet soaciale mbeten t’i trajtojë ndonjë zyrtar tjetër.

Sidoqoftë, nuk ka ndodnjë sqarim përse nuk po zgjedhet drejtuesi i këtij dikasteri të rëndësishëm./Jepi zë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.