Mitrovica mund të ketë 2 ministra në Qeverinë e Albin Kurtit

Publikuar më:

Sot u mblodh Kryesia e Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë biseduar për datën e seancës së konstituimit të Kuvendit, e që me gjasë do të jetë 22 marsi.


Kjo i hap rrugën edhe mandatimit të Albin Kurtit për t’u bërë kryeministër për të dytën herë, shkruan “Jepi zë”.

E tash që Kurti ka siguruar thuajse shumicën i vetëm, ministrat do të jenë gati të gjithë nga koalicioni me Vjosa Osmanin dhe nga minoritetet.

Gazeta ka marrë vesh që, përveç 5 ministrave të VV-së që Kurti kishte emëruar në Qeverinë e kaluar të tij, do të jenë edhe disa emra të ri.

Burime të “Jepi zë” tregojnë se përbërja e re e Qeverisë do të mund të ketë edhe dy emra nga Mitrovica në poste ministrore.

Armend Muja dhe Faton Peci janë emra që po përflitet se janë në planet e Kurtit për të marrë dikastere. Armend Muja për Ministrinë e Arsimit, ndërkaq Faton Peci për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Duhet theksuar se Muja i ka gjasat më të mëdha për t’u bërë ministër, ndërkohë që Peci është në pozitë më të vështirë. Kjo pasi, nëse Vjosa Osmani bëhet presidente dhe Faton Peci ministër, Lista “Guxo” do të mbetej me vetëm 5 deputetë, të cilët nuk do të ishin të mjaftueshëm për të krijuar grup parlamentar.

Sidoqoftë, është thuajse punë e kryer që kjo javë nuk do të ketë krijim të institucioneve të reja, pasi ato do të bëhen javën tjetër pasi çështja e presidentit nuk është vendosur përfundimisht.

JU REKOMANDOJMË