Mitrovica më së shumti raste me COVID, 4 persona të infektuar

Publikuar më:

Situata me pandeminë po shkon duke u relaksuar, dhe në total rastet kanë rënë ndjeshëm.


Por, bie në sy ulja e Prishtinës me raste. Gjatë gjithë kohës kryeqyteti kishte më së shumti raste, ndërkohë që sot i ka vetëm 2, shkruan “Jepi zë”.

Qytetet me më së shumti raste me COVID janë Mitrovica dhe Gjakova, që kanë nga 4 raste.

Pas tyre është Peja dhe Prishtina me nga 2, ndërkohë që gjashtë qytete të tjera kanë vetëm nga një rast.

Duhet theksuar se në nivel vendi janë vetëm 18 raste, ndërkohë që nuk ka asnjë vdekje nga COVID.

JU REKOMANDOJMË