Mitrovica e zhytur në mjerim, dhjetëra persona protestojnë para zyrës së Agim Bahtirit – “Duam punë”

Publikuar më:

Dhjetëra qytetarë kanë dalë sot para Komunës së Mitrovicës, ku kanë kërkuar punë.

Të shumtë në numër, para zyrës së Agim Bahtirit ata mbajtën parulla “Duam punë”, shkruan “Jepi zë”.

Sipas protestuesve, shteti i ka tradhtuar sepse i ka lënë pa punë. Disa prej tyre ia kujtonin Agim Bahtirit edhe premtimin për 15 mijë vende pune.

Sidoqoftë, duhet theksuar se Mitrovica është një nga qytetet me shkallën e punësimit më të ultë, duke bërë kështu që shumë qytetarë të punojnë në kryeqytet dhe qytetet përreth.

Një shifër e para disa ditësh që tregonte për gjendjen në Mitrovicë, thoshte se gati 5 mijë persona kërkojnë zyrtarisht punë në këtë qytet, shkruan “Jepi zë”.

Sipas Agjencisë së Punësimit, gjatë muajit shkurt të këtij viti, në Mitrovicë ishin të regjistruar 4847 persona në listën e punëkërkuesve. Nga ta, 1281 janë grad he 2663 burra.

Edhe Mitrovica Veriore ka situatë jo të mirë. Në të njëjtën zyrë dhe në të njëjtën periudhë të vitit, janë regjistruar 3211 persona për të kërkuar punë.

Duke parë në tërësi Mitrovicën e shtrirë në dy komuna, del se janë mbi 8 mijë persona që kërkojnë punë zyrtarisht.

Ndërkaq, as Vushtrria e Skënderaj nuk qëndrojnë shumë mirë. Në Vushtrri janë 5004 persona që zyrtarisht kërkojnë punë, ndërkaq në Skënderaj janë 3829 persona.

Sidoqoftë, sipas të dhënave zyrtare nga agjensioni i statistikave, Mitrovica vazhdon të mbetet komuna më e varfër në nivel vendi, shkruan Jepi zë.

Bazuar në gjendjen e muajit Mars 2020, numri i familjeve që kanë përfituar nga skemat social është 2308, ndërsa në Mars 2021 është thelluar ende ky numër me shifra 2438 familje.

Shikuar nga numri i anëtarëve të familjes që përfitojn nga skemat social është 10.083 (mars 2021), ndërsa nga numri i përgjithshëm që përfitojn nga skemat sociale në nivel vendi 9.6% janë nga Mitrovica.

JU REKOMANDOJMË