Mitrovica e zhytur në borxhe, komuna s’mund ta dekorojë për fundvit – atë po e bëjnë bizneset lokale

Publikuar më:

Borxhet që la qeverisja e kaluar po e pamundësojnë dekorimin e qytetit të Mitrovicës për festat e fundvitit.

Komuna nuk ka fonde të mjaftueshme për dekorimin e qytetit, pasi borxhet që la qeverisja e Agim Bahtirit janë të mëdha. Megjithatë, me organizime të përbashëta, një gjë e tillë pritet të bëhet nga disa biznese.

Nga Komuna e Mitrovicës, në një përgjigje për demokracia kanë thënë se për shkak të borxheve të akumuluara nga qeverisja e kaluar nuk mund të realizohej një dekorim i tillë nga buxheti komunal.

‘’Ju njoftojmë se Komuna e Mitrovicës në buxhetin e saj nuk ka të planifikuar dekorimin e qytetit për festa të fundvitit. Për shkak të borxheve të akumuluara nga qeverisja e kaluar, si dhe mundësive financiare të kufizuara, dekorimi i qytetit nga buxheti komunal nuk mund të realizohet’’, thuhet në përgjigjen e kësaj komune.

Komuna e Mitrovicës as në vitin e kaluar nuk ndau buxhet për dekorimin e qytetit, ngase po përballej me COVID-19 dhe në atë periudhë gjendej edhe në zonën e kuqe pandemike.

Nga komuna kanë njoftuar se dekorimi i qytetit ka nisur dje nga disa prej bizneseve lokale.

‘’Megjithatë, falë dëshirës dhe vullnetit të treguar të disa bizneseve mitrovicase, dekorimi i qytetit ka filluar nga dita e djeshme dhe është në proces e sipër’’, thuhet në përgjigjen e Komunës së Mitrovicës.

Ndryshe, pak para zgjedhjeve lokale, Ministria e Financave i kishte tërhequr vërejtjen Agim Bahtirit për borxhet e mëdha.

Në dokumentin që ia kishte dërguar Thesari, Bahtiri njoftohej se Komuna e Mitrovicës nuk ka fonde për t’i mbuluar shpenzimet përmbarimore dhe nuk i siguron as pagat e rregullta për punëtorë për vitin fiskal.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme edhe Komuna e Ferizajt ka përfunduar me procesin e dekorimit, ndërsa Komuna e Prishtinës mbetet e para në organizimin dhe dekorimin e shesheve të saj për festat e fundvitit

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.