“Mitrovica e ka një Albin”, ish-kandidati për deputet e nis fushatën e Armend Mujës për kryetar

Publikuar më:

Edi Pruthi, ish-kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdon të jetë ende aktiv në politikë.

Ani pse dështoi të zgjedhet deputet, mitrovicasi Pruthi është rehatuar në Kuvendin e Kosovës si staf mbështetës i deputetit Armend Muja, shkruan Jepi Zë.

Ai përmes një postimi në facebook e ka krahasur Armend Mujen me Albin Kurtin.

“Mitrovica ka një Albin”, ka shkruar Pruthi në Facebook, duke vendosur edhe një foto bashkë me Mujen.

Ky postim po konsiderohet si nisje e një lloj fushate për kandidaturën e Armend Mujës për kryetar të Mitrovicës.

Ndryshe, vetë Muja nuk e ka mohuar kandidaturën për kryetar të Mitrovicës nga radhët e VV-së.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.