Minj, insekte e gjarpërinj: KEK ndan mbi 1 milionë euro për t’i luftuar këto gjallesa

Publikuar më:

Korporata Energjetike e Kosovës, (KEK) ka vendosur që të shpenzoj hiq me pak se 998 mijë e 697 euro për t’i shpallur luftë zvarranikëve.

Tenderi i emetuar “SHËRBIME PËR DERATIZIM, DEZINFEKTIM DHE DEZINSEKTIM DHE ZHDUKJEN E ZVARRANIKEVE NË HAPËSIRAT E KEK-UT” i është dhënë kompanisë “D D D SH.P.K”.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 1 milion e 81 mijë e 585 euro.

Sipas dosjes së tenderit dhe njoftimit për dhënje të kontratës, në garë për këtë tender milionësh kanë qenë katër kompani.

Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës

“Lënda e kontratës është ofrimi i shërbimeve nga Kontraktuesi i shërbimeve në vijim shërbime për deratizim, dezinfektim dhe dezinsektim dhe zhdukjen e zvarranikëve ne hapësirat e KEK Autoriteti kontraktues ka përcaktuar sasinë e përafërt për 3 ( tri vite) për shërbime për deratizim 953262 m2, dezinfektim 2990060 m2 , dezinsektim 2158714 m2 dhe zhdukjen e zvarranikeve 1344776 m2 ne hapësirat e KEK. Kontratë kornizë 36 muaj”, thuhet në njoftimin për dhënjën e tenderit, raporton Infokus.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.