Ministri Vitia takon kryetarët e komunave, sot vendoset nëse hapen kafenetë

Publikuar më:

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, do të takojnë sot kryetarët e komunave dhe përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës.


Mediat raportojnë se mbledhja virtuale ka nisur në orën 10:00, ndërkaq temë diskutimi do të jetë edhe lehtësimi i masave kufizuese, gjë kjo e cila po kërkohet nga kryetarët e komunave.

Ndryshe, sipas masave aktuale anti-COVID ndalohet lëvizja e qytetarëve pas orës 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Lokalet e gastronomisë e kanë të ndaluar veprimtarinë, përveç shërbimeve “merr me vete” dhe me dërgesë.

Këto masa që janë miratuar nga Qeveria e Kosovës, janë në fuqi nga data 7 deri më 18 prill.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.