Punëtorët e Trepçës po vazhdojnë të kenë pakënaqësi me kushtet e tyre të punës.
Së fundmi ata janë të pakënaqur për pagat të cilat thonë se ju kanë zbritur për 150 euro.
Burime brenda minierës kanë konfirmuar për “Jepi zë” se të gjitha njësive u janë ndaluar meditjet shtesë, që përfshijnë pagesat e orarit jashtë pagës bazë.
Si rrjedhojë, punëtorët e Flotacionit në Trepçë kanë paralajmëruar grevë për të kundërshtuar këtë zbritje.
Ndryshe, minatorët shpesh janë ballafaquar me probleme me paga, gjë që ka sjellur edhe greva të shumta vitin e kaluar./Jepi zë