Drejtori Institut të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka bërë të ditur se prokuroria ka treguar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i ka tërhequr nga banka në Kosovë mbi një milion euro kesh.
Ai ka treguar se askush nuk e di se ku i ka dërguar ato para.
Përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Miftaraj ka shkruar se nuk duhet çuditur nëse njerëzit e afërt me pushtetin do të arsyetojnë edhe këtë veprim të ambasadorit.
“Martini nese eshte me i besu prokurorise i ka terhjek mbi 1 milion Euro kesh ne banka ne Kosove. Askush nuk e din se ku i ka dergu apo si i ka shpenzu keto mjete. Tash mos u çuditni kur degjoni politikanet apo trimat e lidhur me pushtetin e mbrojne nje person qe i terhjek 1 milion Euro kesh. Bota nuk sillet vetvetiu, boten e sillin paratë”, ka shkruar Miftaraj.