Mësuesit kosovarë ia mësyejnë detit, 452 prej tyre po rreziten me para të SBASHK-ut

Publikuar më:

Qindra mësimdhënës nga Kosova ia kanë mësyrë Durrësit për pushime. Në pushime me ta kanë shkuar edhe udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Ndërsa, vet nga SBASHK’u kanë bërë të ditur muajin e kaluar se do t’i dërgojnë në pushime 452 anëtarë të saj. Nga kjo Sindikatë patën thënë se do t’i dërgojnë në pushime punëtorët e arsimit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre” në këtë vit mësimor plot sfida e vështirësi të krijuara nga pandemia”.

Tutje nga SBASHK’u patën thënë se pasi kanë analizuar mundësitë buxhetore, kanë marrë vendim që 452 anëtarë që janë përzgjedhur nga shoqatat sindikale arsimore e të kulturës  dhe njësive akademike nga e tërë Kosova t’i dërgojnë për pushime. Kujtojmë që SBASHK’u edhe mëherët ka dërguar mësimdhënës në pushime në Shqipëri.

JU REKOMANDOJMË