Mësohet si i shkrepi arma policit mitrovicas që u vra aksidentalisht

Publikuar më:

Një polic ka mbetur i vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në Mitrovicë.

Jepi zë mëson se policit i kishte shkrepur arma aksidentalisht teksa po futej në veturë.

Rastin e ka konfirmuar për Jepi zë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Edhe nga Policia kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur aksidentalisht.

“Sipas informatave të para, rasti ka ndodhur aksidentalisht. Njësitet kompetente të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës të cilët do të vazhdojnë hetimet në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin”, njoftoi Policia.

JU REKOMANDOJMË