Mësohet kush ishte punëtori që vdiq sot pasi u rrëzua në vendin e punës në Skënderaj

Publikuar më:

Punëtori i cili u rrëzua sot në vendin e punës në Skënderaj, ka vdekur sonte në QKUK.

“Jepi zë” mëson se bëhet fjalë për një 64 vjeçar me inicialet R.R.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për “Jepi zë” zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

“Rreth orës 16:00, është raportuar se në rrugën ” Ahmet Delia” në Skenderaj, nga  një objekt në ndërtim e sipër është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime viktima (punëtor) i moshes rreth 60 vjeçar,  i njëjti me urgjencë është dërguar  në QKUK.

Ndërsa rreth orës  20:30, nga QKUK është njoftuar se i lënduari-viktima R.R., 60 vjeçar, ka  vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion”, tha Zahiti.

“Jepi zë” ka raportuar gjatë ditës se punëtori është rrëzuar nga rreth 3 metra lartësi, por kishte rënë me kokë dhe ishte lënduar rëndë.

Ai u dërgua fillimisht në spitalin e Mitrovicës, pastaj në QKUK ku edhe vdiq./Jepi zë

JU REKOMANDOJMË