Mësohen emrat e dy deputetëve që zëvendësojnë Bedri Hamzën e Fadil Nurën

Publikuar më:

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë dy deputetë të rinj në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pasi në zgjedhjet lokale që u mbajtën ditën e djeshme Bedri Hamza do të udhëheqë me Mitrovicën dhe Fadil Nura me Skenderajn.

Mësohet se këta dy tashmë ish-deputetë do të zëvendësohen nga Rashit Qalaj dhe Isak Ibrahimi.

Të njëjtit nuk arritën që të bëhen deputetë në zgjedhjet nacionale që u mbajtën më 14 shkurt dhe kanë më së shumti vota nga lista e PDK-së.

Qalaj më 14 shkurt mori 9160 vota ndërsa Ibrahimi 8729 vota.

JU REKOMANDOJMË