Mërgimtari letër Kurtit: A po ia ndalë gjyshes sime shtesën e pensionit për ta paguar sigurimin e veturës sime që kushton mijëra euro?

Publikuar më:

Fuat Ademaj, mërgimtar që jeton në shtetin e Gjermanisë, i ka shkruar një letër publike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me heqjen e policës kufitare.

Përmes Facebook, Ademaj ka thënë se nuk ka nevojë që shteti i Kosovës t’ia paguajë atij sigurimin.

“Unë nuk kam nevojë që nga buxheti i varfer i Kosovës të më paguhet sigurimi.  A mos vallë gjyshes sime 92 vjeqare ia ndale shtesen e pensionit, për sigurimin e makines sime, që kushton disa mijëra euro ? Apo ndoshta edhe veteranve të luftës do ua ulë pensionet, për t’iu hy në “hater” mergimtarve?”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai ka paralajmëruar Kurtin se me këto veprime nuk do ta fitojë votën e tij si qytetar, teksa ka bërë thirrje që me paratë e ndara për këtë çështje, të ndërtohen çerdhe, spitale e shkolla profesionale që të rinjtë të pavarësohen.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 22 qershor mori vendim për mbulimin e plotë të sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 6 milionë euro për të mbuluar policën e sigurimit.

Mirëpo me këtë vendim të BQK-së, Qeveria e Kosovës do të paguaj vetëm 65% të policës së sigurimit, ndërsa pjesa tjetër prej 35% do të paguhet nga ana e BQK-së.

Edhe në vitin e kaluar kjo pagesë ishte mbuluar nga ana e Qeverisë. Vitin e kaluar Qeveria e Kosovës kishte paguar 1.1 milionë euro, pasi që për shkak të pandemisë, ardhja e bashkatdhetarëve ka qenë më e vogël.

JU REKOMANDOJMË