Mentor Beqiri me shokë, del nesër para gjykatës – akuzohen për tentimvrasje pasi rrahën brutalisht kryeinspektorin

Publikuar më:

Nesër në orën 13:30, Mentor Beqiri me shokë do të dalë para gjykatës pasi akuzohen për tentimvrasje të kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës në Mitrovicë, Nexhat Fazliu.

Siç thuhet në aktakuzë Behar Halili, Shpëtim Tahiri të nxitur nga Mentor Beqiri kishin tentuar ta privojnë nga jeta kryeinspektorin Nexhat Fazliu i cili kishte qenë duke shkuar në punë, shkruan “Jepi zë”.

Më 29.04.2020 rreth orës 09:05, në udhëkryqin e fshatit Godanc ata e kishin rrahur kryinspektorin Fazliu duke e goditur në kokë dhe në gjithë trupin me stupc bejsbolli dhe mjete të tjera të forta derisa kishte mbetur pa ndjenja.

Mentor Beqirin prokuroria e akuzon se i ka shtyer Behar Halilin dhe Shpëtim Tahirin ta kryejnë veprën në shenjë hakmarrje, pasi që kryeinspektori Nexhat Fazliu kishte gjobitur me 10 mijë euro kompaninë MAB Sh.P.K. me pronar Mentor Beqirin.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.