Menaxheri i “Comodita Home” e bën për spital punëtorin 18 vjeçar, e rrahu dhe i theu dorën se “nuk punoi shpejt”

Publikuar më:

18-vjeçari me inicialet B.P. dyshohet se është sulmuar fizikisht nga menaxheri i tij në vendin e punës me arsyetimin se punëtori nuk është duke punuar me shpejtësinë e duhur.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, duke theksuar se punëtori në fjalë ka pësuar lëndime trupore ku më pas është hospitalizuar në repartin e ortopedisë.

“Me datë 12.01.2022 rreth orës 19:00 në Rr. “Gjergj Sokoli” -Gjakovë, është arrestuar i dyshuari pas një mosmarrëveshje në vend punim me viktimën fillimisht janë ofenduar verbalisht në mes vete, më pastaj i dyshuari e godet me grusht viktimën në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore, po ashtu gjatë përleshjes viktima dhe i dyshuari janë rrëzuar në tokë ku viktima ka pësuar lëndime në dorë me ç’rast, si pasojë e lëndimeve është hospitalizuar në repartin e ortopedisë. Pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit i dyshuari mbahet në ndalim policor për 48 orë”, tha Gjurkaj.

Burime të Periskopit tregojnë se bëhet fjalë se rrahja kishte ndodhur mbrëmë [e mërkurë] rreth orës 19:00, brenda kompanisë ‘Comodita Home’, ku sipas këtij burimi, menaxheri Musa Hoxhosaj, e ka goditur me grusht në kokë viktimën B.P.[punëtor], vetëm sepse nuk ka punuar më shpejt në vendin e punës.

Në redaksinë e Periskopit ka arritur fotoja ku shihet pala e dëmtuar duke u trajtuar në repartin e ortopedisë në spitalin e Gjakovës.

Fotoja e punëtorit, që u rrah nga menaxheri i tij:

Ky është menaxheri (Musa Hoxhosaj) që dyshohet se rrahu punëtorin e tij në vendin e punës:

Ky nuk është rasti i vetëm i dhunës fizike në vendin e punës ku raporton Policia e Kosovës, madje, raste të tilla nuk janë as të rralla.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.