Mega-skandali i punësimeve të militantëve e familjarëve të VV-së, rehatohen në Teatrin e Mitrovicës

Publikuar më:

Një konkurs për disa vende pune në Teatrin e Mitrovicës, ka nxejurr në pah skandalin më të madh të kohëve të fundit.


Lëvizja Vetëvendosje, me theks të vecantë nënkryetari Faruk Mujka, është kujdesur të rehatojë anëtarët, simpatizantë dhe famijarët në një institucion kulturor, shkruan “Jepi zë”.

Nga pozita me kontrata mbi vepër, ata janë rehatuar në pozita të përhershme në këtë institucion. Gazeta ka siguruar listën e të pranuerve në këtë konkurs, e që rezulton se ishte konkurs rehatimi.

Lista e të rehatuarve nis me shoferë, fotograf, zyrtarë komunalë e deri tek akraballëk, si reja e nënkryetarit Faruk Mujka.

Gjithë këto punësime, si duket, po kryhen në kohën kur po futet në vitin zgjedhor dhe VV-ja po kalon në një proces të brendshëm elektoral.

Sidoqoftë, këto nuk janë punësimet e vetme që kanë ndodhur nga dega e Albin Kurtit në Mitrovicë. Kohë më parë, “Jepi zë” ka raportuar për disa manipulime në konkurset e Drejtorisë së Arsimit gjatë kohës sa drejtor ishte Egzon Jashari. Këto shkelje sollën disa gjoba për Jasharin, e raportimet sollën edhe shkarkimin.

“Jepi zë” do t’i publikojë në vazhdim të gjithë emrat dhe fotografitë e të pranuarve, si dhe lidhjet e tyre me zyrtarë të VV-së dhe të Komunës.

JU REKOMANDOJMË