Mediumi serb: Shqiptarët sulmojnë policinë serbe me kallashnikov në Rastelicë, shkrepen mbi 200 plumba

Publikuar më:

Një konflikt i armatosur raportohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në mes shqiptarëve dhe serbëve, në fshatin Rastelicë.

Sipas mediumit serb “Kurir”, më shumë se 200 plumba janë shkrepur në mes të shqiptarëve të cilët kishin hyrë në male për të prerë drunj ilegalisht dhe policëve serb.

“Kur kanë parë policinë që patrullojnë zonën, kanë hapur zjarr me automatik, por policia është kundërpërgjigjur. Ndonëse hajdutët e pyjeve kanë ikur me traktorë në territorin e Kosovës, vendi ku kanë prerë pyllin në mënyrë të paligjshme ka qenë një “vërshim” i vërtetë plumbash sepse kanë qëlluar edhe pjesëtarët e policisë dhe hajdutët e pyjeve”, thuhet në raportimin e tyre, transmeton Sinjali.

Sipas këtij mediumi, veprime të tilla të shqiptarëve që hyjnë në malet e tyre për të prerë drunjë ilegalisht ka mjaft shpesh.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.