“Më vjen turp për krimet që njerëzit nga kombi dhe feja jonë i kanë bërë” – Jabllanoviq

Publikuar më:

Ish Ministri serb, Aleksandar Jabllaniviq, ka folur për krimet që ka bërë shteti serb në Kosovë gjatë luftës së fundit 1998-1999, duke thënë se atë kohë unë kam qenë në shkollë të mesme.

“Në Kosovë ka pasur luftë, shihen varrezat, ka pasur një tragjedi ku kanë pësuar edhe shqiptarët edhe serbë”, tha ai.

Ai tutje tha se i vjen turp për krimet që siç tha ai njerëzit nga kombi dhe feja jonë kanë bërë ndaj civilëve të pafajshëm.

“Ka edhe serb edhe romë të vrarë por ne duhet të jemi unik dhe pragmatik. Viktimat nuk mund t’i ngjallim por duhet gjeneratave duhet t’iu themi, po ka pasur krime, kriminelët duhet të përgjigjen në emrin e tyre dhe jo të thuhet që i kanë bërë në emrin tonë ato krime”, tha Jabllanoviq.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.