Sot do të lirohen nga spitali 17 të lënduar në aksidentin e tmerrshëm në Slavonski Brod të Kroacisë.
Për këtë ka informuar deputetja shqiptare më parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Përlaskaj, shkruan Jepi Zë.
Ajo ka thënë se ka kontaktuar me ta në telefon sot në mëngjes për t’u informuar mbi gjendjen e tyre.
Gjithashtu u bë e ditur se nga të lënduarit, një po trajtohet në Zagreb dhe një tjetër në Nova Gradishë.
Ndryshe, Kosova ka shpallur të hënën ditë zie, për të nderuar 10 viktimat e këtij aksidenti që tronditi vendin por edhe gjithë rajonin.