Me minatorë nuk mund të shtyhet askush: Zmbrapset kryeshefi dhe dorëzohet para punëtorëve

Publikuar më:

Ndonëse ka pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit, Enis Abdurrahmani mori vetëbesim dhe sillej si kryeshef i zgjedhur sipas procedurave.

Pas një greve, kërkoi suspendimin e rreth 80 minatorëve të Trepçës, shkruan “Jepi zë”.

Mirëpo, para minatorëve që dridhën Jugosllavinë, u dorëzua edhe njeriu që mori “dhuratë” pozitën e kryeshefit për ta drejtuar për pak kohë, Enis Abdurrahmani.

Ai ka tërhequr kërkesën për suspendimin e grevistëve, duke ua dëgjuar edhe kërkesën.

Abdurrahmani ka kërkuar të trajtohet më shpejt lënda e minatorëve që u suspenduan para disa muajsh, për t’u kthyer në punë më pas, të cilën gjë po e kërkonin grevistës.

Duhet theksuar se greva e kësaj jave u bë me një kërkesë, që ishte kthimi në punë i minatorëve që u suspenduan kur kundërshtuan marrjen e detyrës nga Enis Abdurrahmani.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.