Me gjuhën e biliardit, Albin Kurti e futi 8-shin

Publikuar më:

Kryeministri Albin Kurti para 10 ditësh kishte provuar të luaj biliard me kandidatin e partisë së tij për kryetar të Prishtinës, Arben Vitinë.

Në një video përmes së cilës kryeministri e mbështeti Vitinë në kandidaturën e tij, u panë duke luajtur së bashku, shkruan Jepi zë.

Krejt në fund të kësaj video e cila u publikua gjatë fushatës, Kurti e fut në vrimë numrin 14, pasi Vitia mbante numrin 114 në listën zgjedhore.

Por si duket, Kurti e futi në vrimë 8-shin, që në gjuhën e biliardit nënkupton humbje e lojës.

VV-ja u mposht në raundin e dytë të zgjedhjeve në Prishtinë nga LDK-ja. Kryeqytetin do ta udhëheqë kandidati i kësaj të fundit, Përparim Rama

JU REKOMANDOJMË