Mbyllen 5 lokale në Mitrovicë, nuk respektonin asnjë masë

Publikuar më:

Inspektorati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës bashkë me Policinë e Kosovës kanë inspektuar 39 lokale në rajonin e Mitrovicës.

Siç mësohet, 7 nga to kanë marrë gjoba e 5 janë mbyllur tërësisht, shkruan “Jepi zë”.

Nga AVU e kanë konfirmuar aksionin për Gazetën “Jepi zë”, duke thënë se lokalet kishin shkelur masat.

“Mbrëmë me datë 05-06 janar 2022, sipas planit, në bashkëveprim me Policinë e Kosovës janë kryer 39 inspektime në Mitrovicë, nga te cilat janë shqiptuar 7 gjoba juridike dhe mbyllur 5 lokale për shkeljen e ligjit anti Covid dhe vendimit në fuqi për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes ngjitëse COVID 19”, ka thënë AVU.

Ndërkohë, AVU ka thënë se do të vazhdojnë kontrollet strikte, dhe për të gjitha shkeljet perveç gjobave do të pasojnë edhe mbylljet.

“Jemi të vendosur për të mbajtur masat e zbatueshme që të arrijmë të mbajmë në kontroll situatën me pandeminë. Ftojmë të gjithë për respektim të masave”, shtojnë ata.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.