Mbyllen 14 qendra masazhi, ofronin prostitucion për kosovarët

Publikuar më:

Gjashtë persona janë arrestuar prej tyre dy janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë si dhe dy raste janë iniciuar për përfshirje të të dyshuarve në veprat penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’.

Këto arrestime erdhën pas një plani operativ i cili me datë 15 dhe 16 mars 2022 është zbatuar duke realizuar kontrolle në qendra të ndryshme të masazheve. Hetuesit policorë nga DHTQNj këtë plan e kanë realizuar në bashkëpunim me inspektorë të MTI-së dhe me ATK-në.

Përmes një komunikate për media të PK-së bëhet e ditur se janë mbyllur 14 lokale dhe janë shqiptuar gjoba për parregullsitë e evidentuara.

“Gjatë realizimit të operacionit policor janë legjitimuar 107 (njëqind e shtatë) persona (96 femra, dy të mitura dhe 11 meshkuj). Nga personat e legjitimuar, me shtetësi të huaj janë hasur 19 (nëntëmbëdhjetë) nga Shqipëria, 4 (katër) nga Tajlanda dhe 1 (një) nga Rumania. Shtetaset e huaja në mungese të paraqitjes së lejes së qëndrimit janë trajtuar nga Drejtoria për Migrim dhe Huaj e PK-së”, thuhet në njoftimin e tyre.

JU REKOMANDOJMË