Mbi 800 punëtorë të “NewCo Feronikelit” mbesin pa punë, i vihet dryni fabrikës

Publikuar më:

Mbi 800 punëtorë të fabrikes “NewCo Feronikeli” do të mbesin pa punë, pasi menaxhmenti i kësaj ndërmarrje ka vendosur t’ia vendos drynin kompanisë, raporton Periskopi.

Në njoftimin që kanë pranuar punëtorët e Feronikelit, thuhet se ata do të kompensohen në masën 50% të pages bazë gjatë kohës së cilës ata nuk do të jenë të pranishëm në punë.

“Pezullimi i prodhimit dhe rrjedhimisht ndalimi i plotë i veprimtarisë parashikohet të jetë deri në fund të vitit 2025, periudhë e cila do të na shërbej për të marrë masa për përmirësimin e situatës financiare”, thuhet mes tjerash në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.