Mashtruan mijëra mërgimtarë me bileta të aeroplanit, paraburgim për dy kosovarë

Publikuar më:

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për dy të dyshuarit  M.K dhe A.B për mashtrim me bileta aeroplani, nga kompania “Prishtina Jet”.

Dyshohet se ata përmes kompanisë së tyre u kanë shitur bashkatdhetarëve bileta fiktive për udhëtim me aeroplan me një çmim shumë më të lirë se sa çmimi aktual, e të cilat fluturime nuk janë realizuar edhe përkundër pagesave që janë bërë.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorisë  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.K dhe A.B e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje, përmes këtij njoftimi bëhet e ditur se kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, pak minuta më herët, policia bëri thirrje që të paraqiten të gjithë bashkëatdhetarët që janë mashtruar me bileta aeroplani të lëshuara nga kjo kompani.

JU REKOMANDOJMË