Mashtroi pacientin se nuk punonte EKG-ja, suspendohet mjeku kosovar

Publikuar më:

Drejtori i Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Lipjan, Shkelzen Hajdini, ka suspenduar nga puna mjekun Faruk Gashin, pasi që ky i fundit u incizua duke i thënë një të moshuari që kishte dhimbje në gjoks se EKG-ja nuk funksionon.

Sipas njoftimit nga komuna e Lipjanit, Drejtori QKMF-së dhe Shefi i Urgjencës në Lipjan kanë konstatuar se ekziston aparatura e nevojshme dhe EKG është në funksion si në QKMF ashtu edhe në Urgjencë.

“Suspendimi është bërë me nën dyshimet për neglizhencë dhe papërgjegjësisë, kur ai deklaron rrejshëm se EKG është jashtë funksionit”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Rasti do të vazhdojë në procedura të rregullta ligjore.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.