Makabre: Nëna kosovare ia mundëson partnerit jashtëmartesor që t’ia dhunojë vajzën 14 vjeçe

Publikuar më:

Një 14-vjeçare në Drenas, ditë më parë dyshohet se u dhunua nga një burrë, ndërsa në dijeni ishte edhe një grua e cila nuk kishte ndërmarrë asgjë, e për këtë rast janë arrestuar të dy. Mësohet se gruaja e cila ishte në dijeni, ishte nëna e të miturës, që u dhunua nga i dyshuari.


Burime të Gazetës Express brenda Prokurorisë së Shtetit kanë bërë të ditur se gruaja ishte nëna e 14-vjeçares, e cila kishte një lidhje jashtëmartesore me burrin që ia dhunoi vajzën, me dijeninë e saj.

Nëna në momentin kur ka dalë me të dashurin e saj, e ka marrë edhe vajzën me vete, në mënyrë që të dalë më lehtë nga shtëpia, ndërsa i dashuri i saj e ka shfrytëzuar situatën dhe me pajtimin e nënës ka kryer marrëdhënie seksuale me 14-vjeçaren.

Gazeta Express mëson se babai i të miturës, i cili njëkohësisht është edhe burri i gruas së dyshuar ka të meta mendore.

Po ashtu, gruaja e dyshuar ka edhe fëmijë të tjerë me burrin me të cilin është e martuar.

Derisa, gruaja dhe i dashuri i saj janë në paraburgim, vajza gjendet në strehimore.

Burime të Gazetës Express brenda Prokurorisë së Shtetit bëjnë të ditur se po shqyrtohet mundësia që shteti t’i marrë nën përkujdesje edhe fëmijët e tjerë.

Policia e Kosovës kanë thanë se nga muaji janar e deri në muajin gusht për veprën penale të ‘Dhunimit’ janë paraqitur në organet e hetuesisë 39 raste të dhunimit seksual.

JU REKOMANDOJMË