Lista “GUXO” fiton 7 deputetë, mund ta krijojë grupin ndaras nga VV-ja

Publikuar më:

Sot është publikuar lista e VV-së për deputet, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës.


Në mesin e kësaj liste bëjnë pjesë edhe kandidatët për deputetë nga lista “Guxo” e Vjosa Osmanit.

Nga 56 deputetë të mundshëm që pritet t’i ketë LVV, Vjosa Osmani ka arritur që t’i ketë shtatë deri më tash.

Përveç Osmanit, numër të madh të votave ka marrë edhe Donika Gërvalla. Ulëse në Kuvend pritet të kenë edhe Haxhi Avdyli dhe Faton Peci.

Edhe këshilltarja e Vjosa Osmanit, Jeta Statovci dhe avokatja Doarsa Kica-Xhelili janë në mesin e kandidatëve që kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme deri më tani për të qenë deputete në legjislaturën e tetë të Kuvendit.

Deputet pritet të jetë edhe kandidati nga Ferizaj, Burim Karameta. Sipas kësaj Vjosa Osmani ka mundësi që të formojë grupin e saj parlamentar, gjë për të cilën deri tash nuk dihet nëse do të ketë një vendim të tillë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.